Agjencia Zhurnal.mk

“Titanik” vazhdon më 5 korrik, mungojnë të akuzuarit Janakieski dhe Bozhinovski

Shkup, 25 qershor – Zhurnal.mk – Gjykimi për parregullsi zgjedhore për lëndën “Titanik” të PSP-së do të vazhdojë më 5 korrik, pasi seanca e sotshme u anulua përshkak mungesës së dy të akuzuarve Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski, njofton Zhurnal.

Janakieski dhe Bozhinovski gjenden në paraburgim shtëpiak. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe deri tani janë prezantuar rreth 4000 dëshmi nga PSP.

Lëndën e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është Lile Stefanovska.

Përpos ish kryeministrit Nikolla Gruevski, në “Titanik” të akuzuar janë dhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta MArkovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce JAnevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Të gjithë këta dyshohen për lëndim të së drejtës zgjedhore, lëndim të lirisë të vetvendosjes të votuesve, blerjes së votave dhe shkatërrim të materialit zgjedhor, madje dhe për keqpërdormi të mjeteve për finansim të fushatës zgjedhore./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...