Agjencia Zhurnal.mk

Tite i Brazilit: Ju nuk mund ta ndalni Messin

Në orët e para të ditës së nesërme, rreth orës 02:30, pritet që të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Copa America mes Brazilit dhe Argjentinës.

Tite, trajneri brazilian ka vlerësuar lartë sulmuesin, Lionel Messi, megjithëse kombëtarja argjentinase nuk po ka paraqitje që vlen të theksohet.

“Ne nuk duhet të flasim për argjentinasit si individë, ata janë rritur në një skuadër ekipore dhe kolektivi përmirëson individët. Ju nuk mund ta ndalni Messin, mund ta ngadalësoni, por nuk mund t’i neutralizoni veprimet e tija”, tha Tite.

“As Coutinho, as Firmino, as David Neres nuk po neutralizohen, ata në një moment do të jenë të rrezikshëm”, shtoi braziliani.

Ndërkohë, futbollisti i Barcelonës pranoi se nuk luajti në nivelin më të mirë, por është një lojtar që mund të vendosë për një ndeshje.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje në finale do të triumfuesit në mes të Perusë dhe Kilit. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...