Tjetër aksion i SPAK në Tiranë, firmosen gjashtë masa sigurie – bllokohet një arsenal municionesh

nga D V

SPAK po kryen një tjetër aksion në kryeqytet.

Sipas Top Channel janë firmosur gjashtë masa sigurie. Dosja ka të bëjë me trafik ndërkombëtar armësh, është bllokuar një arsenal municionesh.

Ndërkohë ditën e djeshme SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë ku lëshoi 30 urdhër arreste.

Operacioni i quajtur “Plumbi i Artë 2” u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More