Barcelona vazhdon të marshojë me fitore të thella në La Liga. Mbrëmjen e së dielës, ajo ka shpartalluar Seviljen 5-1 në një takim ku protagonistë kanë qenë Levandovski e Pablo Torre me nga dy gola dhe Gavi, i kthyer në fushë pas gati një viti.
Ndërkaq, trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka folur për mediat, duke vlerësuar suksesin ndaj Seviljes dhe hedhur sytë nga përballje e titanëve të mërkurën e ardhshme ku në “Montjuiç” do të jetë i fituar ishBajerni i tij. “Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi Reali kishte fituar takimin e vet. Më ka pëlqyer loja që kemi zhvilluar dhe të rinjtë që vazhdojnë të bindin. Deri në momentin e golit të parë Sevilja po luante mjaft mirë. Por pas golit dominuam gjithçka dhe besoj se e kemi merituar plotësisht fitoren”, tha fillimisht Flik.
Më pas radha e Bajernit. “Tani është momenti të rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë për ndeshjen kundër Bajernit. Do të jetë një tjetër përballje shumë e fortë”, tha ai.