Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tjetër incident në Francë, plagoset rëndë një tjetër prift

Zhurnal Ads

Një prift ortodoks grek është plagosur rëndë nga të shtënat në Lion, thonë zyrtarët francezë.

Personi i armatosur është larguar nga vendi i ngjarjes, duke shkaktuar një tjetër tronditje për Francën. Një i dyshuar që i ngjan përshkrimeve të dëshmitarëve u mor më vonë në paraburgim.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë dhe autoritetet kanë hapur një hetim për vrasjen në tentativë.

Incidenti erdhi disa ditë pasi tre njerëz u vranë në një sulm me thikë në një kishë në qytetin jugor të Nicës.

Presidenti francez Emmanuel Macron i quajti vrasjet një “sulm terrorist islamik” dhe vendosi mijëra ushtarë shtesë për të mbrojtur vendet publike, duke përfshirë vendet e adhurimit.

Të shtënat në Lyon ndodhën rreth 16:00 me kohën lokale (15:00 GMT) të shtunën kur prifti po mbyllte kishën e tij, thanë zyrtarët.

Sulmuesi, për të cilin policia tha se ishte i armatosur me një armë gjahu të sharruar, iku nga vendi i ngjarjes.

Ministria e brendshme franceze tha se personeli i sigurisë dhe emergjencës ishin në vendin e ngjarjes dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën.

Prifti është identifikuar si Nikolas Kakavelakis. Ai është në spital dhe raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

Ai është qëlluar dy herë në stomak dhe sipas BBC është duke luftuar për jetën.

Kryeministri i Francës Jean Castex tha se qeveria është  e vendosur të lejojë “secilin dhe të gjithë të praktikojnë adhurimin e tyre në siguri të plotë dhe në liri të plotë”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Deklarata e fortë e OBSH-së: 1 në 10 persona me Covid-19

admin

Irak, ISIS sulmon një rafineri të njohur nafte

S.B.

Spitalet gjermane në situatë shumë të vështirë

S.B.

Koreja e Jugut shënon numër më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga muaji mars

S.B.

Iran, mjekët me një mision të vështirë përballë COVID-19

S.B.

Mbreti i Jordanisë pranon dorëheqjen e kryeministrit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...