Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Tjetër xhiro, tjetër performancë e shkëlqyer nga Curry

Moment i artë për Golden State Warriors që mori fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në NBA.

Pak nga pak Warriors po rikthehen në formën e skuadrës së para dy viteve. Në San Francisco, Golden State mposhti me shifrat e thella 137-106 Sacramento Kings, falë një super Stephen Curry që këtë herë shkëlqeu me 30 pikë 9 kërcime dhe tetë asistime.

Me një Luka Doncic në formë spektakolare, Dallas Mavericks u rikthye te fitorja në NBA duke triumfuar në derbin teksan përballë Houston Rockets brenda në Toyota Center me rezultatin 113-100, njofton SuperSport.

33 pikë, 16 kërcime dhe 11 asistime.

Shumë të lehtë e pati Miami Heat përballë Oklahoma City Thunder ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 118-90. Për skuadrën nga Florida ky ishte suksesi i tretë në gjashtë takime, ndërkohë që Oklahoma pësoi humbjen e katërt.

Fitore e merituar për Boston Celtics në udhëtimin kanadez ndaj Toronto Raptors me shifrat 126-114. Më i miri mbi parket për Celtics ishte Jason Tatum me 40 pikë.

Buzëqesh edhe Milwaukee Bucks që mposhti me rezultatin 125-115 Detroit Pistons në një ndeshje ku për Bucks spikati i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 43 pikë, nëntë kërcime dhe katër. Për Milwaukee kjo ishte fitorja e katërt në shtatë takime.

Postime të ngjashme

Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

T E

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...