Agjencia Zhurnal.mk

Tmerr në minierën e gurëve të çmuar në Mianmar, të paktën 113 të vdekur

Guri i çmuar Giada dhe Rubinët, duket se sot kushtojnë edhe më shtrenjtë në Mianmar, pasi në një minierë në veri të vendit, në shtetin Kachin, gjetën vdekjen të paktën 113 njerëz.

Teksa fillimisht u raportua vetëm 50 viktima nga rrëshqitja e dherave prej rreshjeve të dendura, orë pas ore numri i viktimave u rrit deri në të paktën 113 teksa autoritetet janë shprehur se numri mund të rritet edhe më shumë.

Në Mianmar tregtia e gurëve të çmuar kap një vlerë prej rreth 30 miliardë dollarë në vit dhe rajoni Kachin është ndër më të rëndësishmit në botë.

Myanmar është sot një nga vendet më pak të zhvilluara në Azinë Jugore.

Përkundër tregtisë me gurë të çmuar dhe turizmit, popullsia jeton në kushte prapambetjeje dhe varfërie.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!