Agjencia Zhurnal.mk

(TNT), Gjykatësi Stavrev: Nesër do ta arrestojmë Trajkovskin dhe do ta sjellim me polici!

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Me poroten e re, nga fillimi ka nisur gjykimi për rastin “TNT”, pasi dje porotja Liljana Ivanovska Koçkovska dha dorëheqje. Në gjykim nuk erdhi i akuzuari Toni Trajkovski, ndërsa avokati i tij Jovica Strashevski sqaroi se nuk ka marë ftesë, transmeton Zhurnal.

“Toni sapo më njoftoi para 10 minutave se nuk ka asnjë ftesë”, tha Strashevski.

Për gjykatësin Ognen Stavrev, i akuzuari Trajkovski është ftuar rregullisht sepse ftesa është dërguar përmes postjerit të Gjykatës, ndërsa ai nuk ka dashur ta pranojë.

“Përmes postjerit gjyqësor është dërguar ftesa në adresën e tij, askush nuk i’a ka hapur derën”, tha gjykatësi Stavrev, me çka avokati shtoi se ai ka dy adresa dhe postjeri në fjalë banon vetëm 100 metra larg tij. Stavrev i’a ktheu: “Ulu, ju gjithçka dini”.

Përshkak mungesës së Trajkovskit, gjykatësi nuk mundeshte të mbanë seancë, ndërsa për seancën e ardhshme për nesër, gjykatësi tha se Trajkovski do të arrestohet dhe do të sillet në Gjykatë me polici.

“Nëse Trajkovski vazhdon kështu, masat do të jenë më të ashpra”, ka paralajmëruar Stavrev./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...