Agjencia Zhurnal.mk

“TNT” shtyhet për më 20 janar përshkak gjendjes jo të mirë shëndetësore të Trajkovskit

Shkup, 15 janar – zhurnal.mk – Gjykimi për rrënimin e kompleksit “Kosmos” është shtyrë për më 20 janar pasi përbërja e re e këshillit gjyqësor e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për shtyerje të seancës përshkak gjendjes jo të mirë shëndetësore të të akuzuarit Toni Trajkovski, transmeton Zhurnal.

Përbërja e re e këshillit gjyqësor për lëndën “TNT” për rrënimin e “Kosmos” të investuesit Fijat Canoski, që në fillim u përballë me kërkesat e njejta nga mbrojtja dhe Prokuroria.

Gjykata dha pauzë prej 20 minutave që të vendosë për kërkesën e mbrojtjes për shtyerjen e procedurës sepse i akuzuari Toni Trajkovski është me terapi, me çka prokurori kërkoi ndarje të procedurës për të akuzuarin.

Avokati i Trajkovskit, Jovica Strashevski në fillim të seancës reagoi se klienti i tij është me terapi dhe nuk mund të mer pjesë nëpër seanca gjyqësore.

Lëndën e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues nga Prokuroria është prokurori Burim Rustemi nga Kumanova.

Seanca e parë për “TNT” është mbajtur më 24.01.2018 dhe ja që tani pas dy viteve, kjo lëndë ende nuk ka marë përfundim./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...