Shkup, 17 shtator, zhurnal.mk – Ish zv/ministrja e jashtme, dhe funksionare e lartë e ASH-së, Arta Toçi mbrëmë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga gjitha funksionet partiake sepse sipas saj kjo parti ka humbur idenditetin që ka pasur në fillim dhe nuk respektohet mendimi ndryshe.
Menjëherë pas dorëheqjes së saj nga strukturat e ASH-së, disa mediume kanë shkruar se mund të kalon në rradhët e Lëvizjes BESA.
Por Arta Toçi për Zhurnal ka përgënjeshtruar këto zëra duke theksuar se më asnjëherë nuk do të merret me politikë.
“Në asnjë mënyrë. Këto lajme janë totalisht të pavërteta. Unë kur kam dhënë dorëheqje nga ASH, kam dhënë dorëheqje nga politika dhe nuk do të merrem më me politikë”, tha për Zhurnal, Arta Toçi.