Maqedoni TOP LAJM

Todorov: Mickoski duhet të largohet, duhet të ketë tranzicion demokratik në parti

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – “VMRO-DPMNE duhet të përjetoj tranzicion demokratik dhe Mickoski duhet të tërhiqet”. Këtë e deklaroi Nikolla Todorov, ish-ministër nga radhët e kësaj partie dhe anëtar i Komitetit Qendror.

“Unë them publikisht që Mickoski duhet të largohet. Por çështja nuk është që Mickoski të largohet dhe një tjetër të vijë dhe të vazhdojë të njëjtën gjë” tha Todorov.

Ai gjithashtu tha se dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM duhet të fillojnë procesin e pajtimit.

Sipas Todorovit, duhet të ketë pajtim, sepse vendi aktualisht është shumë i ndarë dhe njerëzit e urrejnë njëri-tjetrin vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike.

“Vend i yni është plotësisht i ndarë. LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të fillojnë procesin e pajtimit. Ka njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin, vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike”, tha Todorov.

Postime të ngjashme

Karakaçanov: Qeveritë në RMV kanë konsideruar se mund të vazhdojnë të krijojnë idenditet të tyre të rremë

XH,I

Zaharieva: E ardhmja e RMV-së është në BE por ata nuk janë gati tani

Z H

Maqedonia e Veriut nuk planifikon të mbyllet përkundër rritjes së rasteve me Covid-19

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...