Shkup, 4 mars – Zhurnal.mk – Ish ministri i shëndetësisë, njëherit dhe anëtar i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka komentuar rreth votimit të besimit të Qeverisë dje në seancë parlamentare.
Ai shprehet se me votëbesimin e Qeverisë Zaev, partia e VMRO-së po mposhtet në mënyrë brutale për të disatën herë, dhe kështu bien në ujë të gjitha pretendimet e Mickoskit për shumicë të re parlamentare, informon Zhurnal.
Sipas Todorov, për gjitha këto humbje të VMRO-së, fajtor i vetëm është lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski.
Atij i vjen shumë keq që shumica parlamentare e Zaevit arriti të mbijetojë.
“Dje ishte një ditë shumë dëshpëruese për të gjithë ne për tre arsye. Së pari, Qeveria e Zaev mbijetoi. Nuk u votua mosbesim dhe ky fakt nuk guxon ta bëjë të lumtur asnjë anëtar apo simpatizues pa dallim nëse pajtohet apo jo me politikat e udhëheqësisë aktuale. Asnjëherë nuk jam gëzuar dhe asnjëherë nuk do të gëzohem për cilëndo humbje të VMRO-së, pa dallim kush e udhëeqë atë, dhe nëse personalisht pajtohem apo jo me kryetarin e partisë. Për këtë them, më vjen shumë keq që mbijetoi Qeveria e udhëhequr nga Zaev dhe LSDM”, thotë Todorov.
E dyta sipas tij, tek e gjithë anëtarësia e VMRO-së kishte shpresë se Qeveria ka përfunduar dhe se është gati shumica e re nga VMRO-DPMNE, por doli krejt e kundërta.
“Arsyeja e dytë për dëshpërim është fakti që doli në sipërfaqe gënjeshtra se ka shumicë të re parlamentare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Tek të gjithë anëtarësia nxitej një shpresë e rreme nga ana e Mickoskit se Qeveria ka mbaruar, ka përfunduar, dhe se për disa ditë kjo do të jetë realitet. Për fat të keq, Zaev në mënyrë brutale, politike, e përplasi për tokë Mickoskin për të qindën herë. Është e qartë, derisa Mickoski është në krye të VMRO-DPMNE-së, Zaev do të luajë si të dojë me VMRO-në, dhe do të jetë në pushtet. Mickoski ikë, Zaevi ikë!”, thotë Todorov.
E treta arsye sipas tij, VMRO-DPMNE çdo ditë e më tepër vetëm po përçahet në rrjetet sociale, ndërsa me ikjen e Mickoskit, kjo nuk do të ndodhte.
“Bashkëpartiakët i nxjerin sytë njëri tjetrit me fjalë të ndyta dhe mendime të këqija. Përsëri arsyeja e përçarjes është Mickoski. Mickoski ikë, VMRO bashkohet! Vetëm të bashkuar mund të bëhemi një shtet modern, evropian, parti qendrore djathtiste dhe ti kthejmë 150.000 votat e humbura”, ka reaguar kështu Todorov.
Ndryshe dje kryeministri Zoran Zaev vendosi të inicojë votëbesim të Qeverisë, ndërsa Qeveria e tij mbijetoi me 62 vota PRO.//Zhurnal.mk