Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tolaj kritikon Qeverinë për masat: Mbylljet janë të efektshme nëse zgjasin 6-7 ditë

Infektologu Ilir Tolaj thotë se politika ka përgjegjësi për rritjen e rasteve me koronavirus, por sipas tij edhe gastronomët nuk qëndrojnë larg në këtë drejtim.

“Ne jemi dëshmitarë se nga ora 5:00-21:00 asnjë prej lokaleve të gastronomisë nuk iu është përmbajtur masave anti-Covid. Nuk ka ndonjë dallim mes kafeve të mbushura plotë me fushatat zgjedhore që janë realizuar më parë”, deklaroi Tolaj në “Debat Plus”.

Tolaj megjithatë thotë se një mbyllje e tillë në këtë moment ka qenë i panevojshëm.

“Në tre katër ditët e fundit kemi rënie të vazhdueshme të infeksioneve. Mendoj që autoritetet shëndetësore është dashur të presin edhe disa ditë. Nëse trendi do të ishte në rënie nuk do të kishte pasur nevojë për këso masa. Nëse trendi do të kishte treguar rritje të serishme, koha për të marrë masa të tilla nuk është kurrë vonë”.

Infektologu thotë se është dëshmuar se masat e tilla mund të kenë efekt vetëm për shtatë ditë e jo më shumë.

“Studimet po tregojnë se mbylljet janë të efektshme nëse zgjasin 6-7 ditë. Përtej kësaj kohe efektet janë të dëmshme në shumë sfera të jetës ndërsa në pandemi këto afekte janë shumë të kufizuara. Situata në Kosovë nuk është e tillë për të imponuar masa çfarë janë shpallur gjatë ditës së djeshme”.

Tolaj thotë se shteti ka kapacitete për të përballuar 500 infektime në ditë duke pasur parasysh së janë 800 të hospitalizuar.

Infektologu thotë se masat e ndërmarra janë bërë pa ndonjë analizë profesionale e politike.

“11 ditë të mbylljes nuk i sigurojnë kësaj qeverie se do të mund të sigurojë vaksinat që do të mund ta bëjnë ndryshimin”, ka deklaruar ai.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...