Tolerimi eventual i keqpërdoruesve të mjeteve te Korridori 8 dhe 10 do të ishte një mesazh negativ nga Qeveria e re, arrestimi i tyre mesazh pozitiv!

nga I Z

Shkup, 4 korrik – Transparensi Interneshënëll-Maqedoni pas ndjekjes së rasteve dhe veprimeve lidhur me sjellet korruptuese dhe luftën kundër korrupsionit i kumtoi rastet aktuale për qershorin e vitit 2024, “të turbullta” dhe “të qarta”. Në raste “të qarta” Transparensi Interneshënëll-Maqedoni i cekë reagimet nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mungesën e procesit konsultativ për ndryshim të Ligjit sistematik për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore dhe rastin me inspektorin e MPB-së i cili u akuzua për falsifikim të dokumenteve dhe punë të pandërgjegjshme.

Transparensi Interneshënëll-Maqedoni në kumtesë, në raste “të turbullta” i vlerëson raportin e Minsitrisë së Kulturës për ngjarjet në Agjencinë për film, nga KSHPK për rreth 80 lëndë të vjetëruara për funksionarë të cilët as nuk kanë paraqitur fletë anketuese, as nuk kanë paguar gjobë, për atë se Antikorrupsioni do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, i cili në mëynrë të paligjshme i shkarkoi drejtorët në Toksikologji dhe Kardiokirurgji, për kryetarin e komunës i cili e kishte avancuar bashkëshorten nga vendi i punës – bashkëpunëtore, në këshilltare në komunë, si dhe anketën e Odës ekonomike “Pushteti qendror dhe lokal kanë kërkuar ryshfet nga biznesi privat”.

Ky është edhe një raport nga Transparensi ku sjell të dhëna shqetësuese për situatën në Maqedoninë e Veriut. Tani kur kemi qeveri të re, në fokusin e ndryshimeve duhet të jetë edhe përmirësimi i situatës në këtë lëmi.
Duhet të bëhet mos që të ndryshojë situata në drejtim të kundërt. Të shfrytëzohen të gjitha mjetet që të kemi më tepër raste të “qarta” se sa raste të “turbullta”. Duhet të bëhet çmos që institucionet të rrisin transparencën dhe me këtë të evitohen edhe dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorime.

Këto dyshime vitet e fundit u rritën deri në atë nivel sa që Maqedonia e Veriut nga diplomatët u vlerësua si vend ku korrupsioni është futur në të gjitha poret e shoqërisë. Prandaj, proevropianizmi më i madh në punën e qeverisë së re do të ishte që t’i shpallë luftë pa kompromis korrupsionit, të fokusohet tek reformat në gjyqësor, që niveli i ulët aktual i besimit tek “togat e zeza” nga 2-3 për qind të rritet së paku në 15-20 për qind.
Sektori në të cilin ka më së shumti dyshime për korrupsion është edhe ai i ndërtimit të rrugëve, si sektor i vetëm ku harxhohen qindra miliona euro ende pa filluar punimet.

Shpresë se do të ndryshojnë gjërat për të mirë në këtë sektor ka dhënë koordinimi i fundit mes Ministrisë së Transportit dhe MPB-së, ku është diskutuar lidhur me të dhënat e Entit Shtetëror për Revizion, e që hapin dyshime të thella për keqpërdorime të bëra në Agjencinë e Rrugëve, shkruan Zhurnal. Këto koordinime veçmë po iterpretohen si fazë e fundit që paraçajmëron aksionin për arrestimin e përgjegjësve për korruspionin afatgjatë, për të cilin ende nuk ka përgjegjësi.

Zhurnal vazhdimisht ka shkruar lidhur me këto dyshime, prandaj e konsiderojmë edhe si sukses tonin arrestimin e përgjegjësve që dyshohet se kanë fituar miliona euro duke manipuluar me mjete buxhetore. Prandaj kërkojmë nga institucionet të veprojnë sa më shpejt.
Tolerimi eventual i keqpërdoruesve do të ishte një dështim i ri i shtetit ligjor, që do të inkurajonte shumë funksionarë që të vazhdojnë me krim e korrupsion edhe në të ardhmen, pa pasur frikë se ndonjëherë do të dënohen./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More