Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Tom Doshi shpërfill thirrjen e Yuri Kim, regjistrohet në KQZ

Burime nga KQZ bëjnë me dije se subjekti PSD, ku kryetar është Tom Doshi është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo në kohën kur mesazhi i fundit i ambasadores amerikane, Kim, ka qenë i qartë dhe nominal pikërisht për z.Doshi.

Përfaqësuesja e SHBA në Tiranë, ka thënë se emra si Doshi nuk duhet të kandidojnë, duke shtuar se qytetarët shqiptarë meritojnë persona të pastër dhe me integritet.

Kim ka përmendur masën që Departamenti i Shtetit ka marrë ndaj deputetit aktual, Doshi, ku i ka ndaluar hyrjen në SHBA, bazuar mbi dyshime për korrupsion.

Megjithatë, duket se PSD është paraqitur zyrtarisht në këto zgjedhje, dhe me firmën e kryetarit të saj, Tom Doshi.

PSD ka qenë më parë partia e Skënder Gjinushit.

Në zgjedhjet e fundit ato lokale 2015, ka qenë në koalicion me Edi Ramën. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, Tom Doshi kandidoi në Qarkun e Shkodrës ku edhe u zgjodh deputet.

Postime të ngjashme

Situata me zjarret në Shqipëri

D V

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...