Toman: Negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejtë, palët të gjejnë zgjidhje

Shkup, 30 shtator – Ambasadori i Çekisë në vend, Mirosllav Toman deklaroi se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të fillojnë sa është e mundur më shpejtë. Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së MIA-s nëse mund të presim zgjidhje me Bullgarinë deri nga fundi i vitit, duke i marrë parasysh edhe vizitat e kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe të eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varhei, i cili për një javë i ka vizituar edhe Shkupin edhe Sofjen, tha se këto vizita janë edhe një dëshmi për përpjekjet e mëdha të politikaënve nga BE-ja, si dhe të dy vendeve, nën kryesimin e Sllovenisë, që të vijë deri te zgjidhja për fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

“Vendimi për fillimin e negociatave tanimë është miratuar nga ana e Këshillit të BE-së, dhe tani duhet të vijmë deri te zgjidhja për miratimin e Kornizës negocuese, dhe kjo është vetëm çështje e kohës. Ky është edhe qëndrimi i Çekisë për këtë çështje, dhe shpresoj se kjo është pozitë e tërë BE-së dhe se Maqedonia dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat sa është e mundur më shpejtë. Bëjmë gjithçka që të vijë deri te zgjidhja për fillim të negociatave. Shpresoj se kjo do të rezultojë me sukses dhe se do të shohim rezultate para fundit të vitit”, vlerësoi ambasadori çek.

Ai përkujtoi se Republika Çeke tërësisht e përkrah Maqedoninë e Veriut nga vet fillimi në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.

“Vlerësoj se të gjitha këto vizita të përfaqësuesve evropianë, janë edhe një konfirmim se Maqedonia e Veriut ka përkrahje të fuqishme nga shtetet evropiane dhe çështja nuk është nëse, por kur do të ndodhë kjo. Dhe të gjithë shpresojmë se kjo do të ndodh sa më shpejtë. Po ashtu, duhet të jemi ralistë, e dimë se në Bullgari ka qeveri teknike dhe kjo e vështirëson gjetjen e zgjidhjes, por ne nuk dorëzohemi”, tha Toman.

Ambasadori potencoi se u japin përkrahje të fuqishme të gjithë atyre që janë përfshirë në bisedat për gjetjen e zgjidhjes mes Shkupit dhe Sofjes.

“Pozita e jonë është që negociatat të fillojnë sa më shpejtë, me shpresë para fundit të vitit. Kolegët tanë nga Sllovenia punojnë me mund, presidenca paraprake me BE-në po ashtu i investoi të gjitha përpjakjet për këtë çështje dhe duhet të arrijmë marrëveshje për këtë çështje”, tha ambasadori çek Toman.

Kryetarja e KE-së, Fon der Lajen dhe eurokomisari për zgjerim Varhei këtë javë e vizituan Shkupin. Fon der Lajen ka shprehur bindje se është e mundur tejkalimi i bllokadës nga Sofja dhe mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri nga fundi i vitit. Varhei, megjithatë dje në Tuiter ka shkruar se me kryeministrin Zoran Zaev kanë biseduar se si ta çojnë përpara procesin e zgjerimit përmes hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. 

Related posts

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

D V

MPJ i dërgoi reagim UEFA-s për përfaqësim joadekuat të FFM-së në sajtin e Shtëpisë Evropiane të Futbollit

R Zh

Gjenden 10 emigrantë në Demir Kapi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More