Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni Shqipëri TOP LAJM TOP LAJM - KS

Tomë Gashi për Zhurnal: Grubi dhe Basha të prononcohen në lidhje me “Shtëpinë e Verdhë”

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Tomë Gashi, avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-ës në Kosovë në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, thekson se pohimet që po shfaqen në opinion për Artan Grubin dhe Lulëzim Bashës, ata nuk duhet të heshtin por duhet të japin sqarime përkatëse në lidhje me “Shtëpinë e Verdhë”, duke shtuar se ata kanë pozita të larta politike aktuale, dhe se opinioni duhet ditur të vërtetën, përcjell Zhurnal.mk

Sipas tij, çdoherë kur në Kosovë ka ndodhi, partitë politike në Shqipëri fillojnë me një protagonizëm të liderëve të Shqipërisë, posaçërisht në rrethana parazgjedhore, për përfitime politike.

“Saherë që gjërat nuk shkojnë mirë në Kosovë, të gjitha partitë politike në Shqiperi fillojnë me një protagonizëm të liderëve të shqiptarisë, posaçërisht në rrethana parazgjedhore, saqe tani është një kampanje e hapur dhe shumë mediale për të ditur rolin e kryetarit të opozitës në Shqipëri, z.Lulzim Basha që e kishte gjatë punës së tij në Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavi, i cili është themeluar në 1995 si dhe punën e tij në UNMIK që nga 1999 deri më 2008.”, thotë Gashi për Zhurnal.mk

Nga ana tjetër për përfoljen e Artan Grubit, njeriut më i afërtë në Kabinetin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Gashi thekson se pasi që Grubi ka një pozicion të lartë në Qeveri po edhe në Partinë e Ahmetit, ai nuk duhet të heshtë por duhet të del me sqarime sepse kjo është detyrë e secilit që ka përgjegjësi politikë në vende normale.

“Ka raste që përmendet edhe emri i z.Artan Grubi që ka punuar si përkthyes i Tribunalit të Hagës, dhe duke pasur parasysh pozitat e larta politike aktuale që i mbajnë z,Grudi edhe z.Basha, gjeja më e mire është që ata vet të japin sqarime perkatëse dhe jo të lejojnë që me apo pa fakte dikush të flet për ta dhe që keta thjeshte t’i injorojnë me mos përgjigje.”, thotë më tej Gashi për Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

Rama poston videon e veçantë nga karnavalet e Korçës

Bekim Laçi

Shembja e Teatrit, nis seanca e tretë në “Kushtetuese”

Bekim Laçi

Ndërtimet e paligjshme në bregdet/ Disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim në Himarë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...