Mbrojtësi i Chelseat, Fikayo Tomori ka arritur në qytetin e Milanos dhe shumë shpejtë pritet zyrtarizimi si futbollist më i ri i AC Milan.
Tomori do të firmos kontratë gjysmë-sezoni, por klubi italian do ta ketë të drejtën ta blejë kartonin e tij të plotë.
Mbrojtësi anglez është lojtar i akademisë së Bluve të Londrës dhe dy vitet e fundit ishte pjesë e ekipit të parë të klubit anglez.
Kujtojmë që Tomori ka luajtur edhe për klubin e Championship, Derby County.