Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

nga Redaksia

Shkup, 25 prill – Televizioni Top Channel nga Tirana ka raportuar se kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.
Zhurnal ka kontaktuar me Taravarin, i cili shkurtimisht e ka komentuar këtë informacion. “Spekulim absolut”, është shprehur Taravari për Zhurnal, duke shtuar:

“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qënkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.

Jo, nuk është e vërtetë. Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen.

Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit!

Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë., tha Taravari për Zhurnal.mk

Top Channel nuk është ndalur me kaq po ka raportuar se takimin e ka konfirmuar vetë Taravari për mediat vendase edhe pse asnjë media në Maqedoninë e Veriut nuk ka publikuar deklaratë të tillë të Taravarit. Kjo shton dyshimet se po tentohet përmes mediumeve jashtë Maqedonisë të ndikohet në përçarjen e koalicionit VLEN, i cili sipas shumë së analistëve do të përfaqëson shqiptarët në Qeverinë e ardhshme.
Informacionin e ka komentuar edhe Izet Mexhiti, lider i “Lidhjes Demokratike”.
“Sapo bisedova me Taravarin, ky është fake neës i Artan Grubit”, deklaroi Mexhiti për Zhurnal./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More