Divizioni M i BMW-së, sipas disa burimeve, është duke përgatitur top-versionin e modelit M8.
Fjala është për M8 CSL, i cili pritet të arrijë në vitin 2022. Po ashtu thuhet se ky model tashmë është në fazën e hershme të zhvillimit.
Te ky M8, vëmendje të veçantë tërheq sistemi i tij hibrid i tërheqjes, transmeton KOHA. M8 CSL, po ashtu, pritet të vijë me motor 3.0-litër me gjashtë cilindra dhe me motor elektrik, ku në total pritet të jetë me kapacitet prej 700 kuajfuqi.

Përveç kësaj, BMW M8 CSL do të vijë edhe me disa pjesë nga fibra të karbonit (mbrojtësin e përparmë, mbrojtësin e madh të pasmë, çatinë), si dhe thuhet se ka gjasa që të mos i ketë ulëset e pasme.