Agjencia Zhurnal.mk

Topa të vegjël çokollate (truffles)

Përbërësit

300 gr pana pastiçerie 35%

300 gr çokollatë 70%

1 lëkurë portokalli

1 lugë gjelle liker (sipas dëshirës suaj)

Kakao

Udhëzimet

HAPI 1

Në një tenxhere ngrohim qumështin pana derisa të vlojë.

HAPI 2

Në një enë ku kemi vendosur me parë çokollatën e grirë, shtojmë një pjesë të qumështit pana dhe i përziejmë me kujdes.

HAPI 3

Më pas, kësaj mase i shtojmë likerin dhe lëkurën e portokallit dhe i përziejmë. Në fund hedhim edhe pjesën e mbetur të qumështit, duke i përzier vazhdimisht derisa të bëhen masë homogjene.

HAPI 4

E vendosim në frigorifer për të paktën 5 orë.

HAPI 5

Pasi e nxjerrim nga frigoriferi, me ndihmën e një luge i japim formën e topathave të vegjël të dhe i kalojmë në kakao./renatomekolli.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...