Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Topalli ia numëron të gjitha Bashës dhe shpërthen keq ndaj kryetarit të PD-së, tregon “armën” e Ramës për të marrë mandatin e tretë

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nuk ndal akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin thotë se është garancia e vetme që Rama ka qenë tetë vite në pushtet.

Sipas Topallit, Basha është arma që Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë.

“Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy gërmat, siglen e PD. Partia Demokratike është parim, filozofi është mision dhe të gjitha këto janë të tradhtuara. Ai njeri është personi dhe garancia që Rama ka qenë tetë vite në pushtet me të cilin ndan shumë gjëra. Është arma me të cilin Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë” u shpreh Topalli në një intervistë për Euronews.

Sipas saj, është unike në botë që qytetarët janë më të pakënaqur ndaj opozitës sesa ndaj qeverisë.

“Po të kishte pasur opozitë, Rama nuk do ishte sot, ndaj edhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, përvecse kur opozita për interesat e lidershipit shet misionin e vet dhe ky është rasti shqiptar”, theksoi Topalli.

“Vendi ka nevoje per shpresen e Ndryshimit!
Levizja per Ndryshim eshte kundra 3
Kryetareve te korruptuar, qe se bashku kane monopolizuar jeten politike dhe ekonomike te vendit, duke e kthyer shtetin shqiptar ne nje karikature, kurse shqiptaret ne nje popull qe kerkon te ik se nuk gjen as siguri as shprese ne vendin e tij”, shkruan Topalli në rrjetin social.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...