Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

TopShqip/koment: Artan Grubi nuk mund të jetë model i rinisë shqiptare në politikën e Maqedonisë së Veriut!

Koment: Redaksia Topshqip.mk

BDI që nga ekzistenca, që nga krijimi, ka promovuar profile dhe politikanë të cilët kanë një kontribut të shquar në jetën e shqiptarëve, me bazament të fuqishëm, në tabanin nacional, pra, nacionalist.

Nacionalistët në BDI, ishin të dëshmuar sepse, sapo kishte mbaruar lufta e UÇK-së, duke u faktorizuar shqiptarët si kurrë më parë.

Gjithsesi, sfida e Ali Ahmetit ishte e madhe, sepse, ishte e vështirë të përmbusheshin të gjitha kërkesat që vinin nga shtresa më e përndjekur dhe më meritore për çështjen kombëtare, për luftën me pendë dhe me pushkë për të drejtat e shqiptarëve. Por, gjendja ishte çfarë ishte.

Nuk do harruar këtu edhe trampolinat e ish UDB-së të cilat gjuanin në këtë forcë të re politike shpejtë e shpejtë, anëtarë e “intelektual”, të cilët u futën nën ombrellën e BDI-së. Po, e qartë, ata ishin aty për lavazh, pastrimin e mëkateve që kishin bërë me babë e gjysh kundër shqiptarëve.

Por, fundja, më mirë vonë se kurrë. BDi-ja, u bë edhe parti me filozofi rinovimi, nga strukturat e vjetra, madje, pas një dekade, edhe largimin e më meritorëve, duke i ndërruar me të rinjtë, të cilët, dinë të kërcejnë me çdo lloj xhazi.

Tashmë, para 5 a 6 vitesh, një pjesë e meritorëve nacionalist, shiheshin me përçmim, si kastë e vjetër dhe ”e paditur”. Të tillë ishin të shumtë, paçka mediat dhe opinioni përpiqej të ndërtonte nga ta, gogol të nacionalistëve shqiptar.

Këtë BDI e nuhati si rrezik se nuk po ecte me temenatë e reja, temenatë moderne dhe të akceptueshme për kohën. Këtë e imponoi kasta që do të vinte, e cila dinte vetëm të merrte poza, të pispillosej, të fliste në gjuhë të huaja dhe të strehohej në ambasada të huaja gjoja si prezantues dinjitoz të gjeneratës së re të shqiptarëve.

Tipik, në këtë drejtim është Artan Grubi. Më 2016 hyn në Parlament, ndërsa më 2020, bëhet faktori më i shquar i tërë kapitalit nacional, moral e profesional i BDI-së. Kjo i bie se bijtë e bijat më të devotshme shqiptare, me edukim dhe familje dhe kontribut, kot që angazhohen.

Trampolina e tillë, tashmë e njohur, e prodhoi Artan Grubin, si model për të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ky model në BDI, është model i prodhimit të artificeve dhe tullumbaceve politike, apo më thjeshtë, tymnaja politike.

Artan Grubi u bë personifikim i një profili të ri të politikanit shqiptar, me pozitë pa asnjë meritë. Këtë e thonë bastionet e BDI-së, këtë e thonë nën gjuhë, edhe kolegët e tij.

Shtrohet pyetja, emërimi i Artan Grubit, ishte qëllim apo rastësi. BDI nëse po prodhon modele të udhëheqësve të rinj dhe ofron për këtë Artan Grubin, jo!!!

Jo, Artan Grubi nuk mund të jetë model i rinisë shqiptare në politikën e Maqedonisë së Veriut. Sepse, rinia shqiptare nuk duhet të jetë as uzurpatore, as servile, as prodhim i maketave të zyrave të huaja.

Rinia shqiptarët ka modele më të mirë, më të dëshmuar, më atdhetar dhe më të dëshmuar se Artan Grubi!

Shkrimet e këtij karakteri, do të vijojnë, i ardhmi merret me një ministër!

Postime të ngjashme

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

PDSH: Driton Ibishi zgjidhet kryetar i degës së Tetovës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...