Getting your Trinity Audio player ready...
|
Kur vjen festa e Bajramit, nuk janë vetëm ritualet që na lidhin me traditën – por edhe shija që zgjon kujtime, ndjenja dhe gëzim familjar.
Një ëmbëlsirë e cila po fiton gjithnjë e më shumë vend në tryezat festive është Marlenka – ëmbëlsira me mjaltë që bashkon natyralitetin me shijen origjinale.
Bazuar në një recetë tradicionale armene dhe prodhuar pa konservues apo ngjyrues artificialë, topthat Marlenka janë ideja juaj e madhe e festës së Bajramit – me shtresë të butë, krem të pasur dhe aromë të thellë mjalti, që shoqërohet në mënyrë ideale me kafen e Bajramit apo çajin tradicional.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë konsumatorë kërkojnë produkte të natyrshme dhe të balancuara në shije, topthat Marlenka duken opsioni më elegant për t’i dhënë një pamje më të sofistikuar dhe të shëndetshëm festës suaj.
Mund të shërbehet me lehtësi, është e përshtatshme për çdo moshë dhe e ka atë “butësinë të veçantë” që çdo mysafir e ndjen.
Nëse po kërkoni një ide të re për Bajram – jo vetëm të shijshme, por me kuptim – Marlenka është një opsion i denjë për çdo sofër.