Tornado godet SHBA-në, pesë persona të vdekur dhe dhjetra të plagosur

nga Xh M

Pesë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një tornado shpërtheu në Iowa në qendër të SHBA-së të martën. Shtëpitë u rrafshuan dhe pemët u shkulën nga tornado e cila shkatërroi qytetin e Greenfield, me 2000 banorë.

“Katër të vdekur dhe të paktën 35 të plagosur pasi një tornado goditi Greenfield dhe zonën e Ander County”, tha dje Policia e Shtetit të Iowa-s, duke shtuar se numri i të plagosurve mund të rritet më tej.

Ndërkohë një person tjetër vdiq kur makina e tyre u përfshi nga tornado. Po ashtu një spital u dëmtua në Greenfield dhe pacientët u evakuuan në qendra të tjera mjekësore.

Gjithashtu guvernatori i Iowa-s, Kim Reynolds njoftoi se rreth 100 shpëtimtarë filluan të kërkojnë rrënojat. Numri i tornadove në SHBA në javët e fundit ka tejkaluar të zakonshmen dhe që nga fillimi i vitit janë numëruar 800 tornado.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More