Agjencia Zhurnal.mk

Tornado i fuqishëm shkatërron Dallasin

od 6 do 12 noemvri 2019

Qytetin e Dallas në Texas mbrëmë e ka goditur një tornado i fuqishëm duke shkaktuar shkatërrim masiv të ndërtesave si dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas BBC nuk janë raportuar persona të vdekur apo të plagosur rëndë, por shërbimi i emergjencave civile vazhdon ende kërkimin për persona të mbetur nën rrënoja.

Tornado ka goditur aeroportin Love Field përpara se të zhvendosej  në verilindje të vendit ndërsa një prej kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike raporton se është ndërprerë energjia e më shumë se 67.000 personave.

E njëjta kompani paralajmëron qytetarët të qëndrojnë larg linjave dhe shtyllave elektrike të dëmtuara ndërkohë janë ngritur grupe pune për të rikthyer energjinë elektrike.

Po ashtu ka raportime edhe për rrjedhje gazi në pjesë të ndryshme të qytetit.

T E

Lajmet e fundit