Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Tortë e mrekullueshme nga çokollata, e cila përgatitet shpejt

Ju nevojiten vetëm tre përbërës

Përbërësit:

– 28 biskota Oreo;
– 1 lugë pluhur për ëmbëlsira;
– 1 filxhan qumësht (245ml);
– pak vaj.

Përgatitja:

Ndani gjysmën e biskotave Oreo dhe në një enë të veçantë gërryeni kremin midis tyre.

Gjysmën qiteni në një qese me zinxhir dhe shtypni me çekiç apo okllai për brumë.

Biskotat e grimcuara përzieni me pluhurin e ëmbëlsirave.

Qitni qumështin dhe përzieni derisa të bëhet tretje e njëtrajtshme. Pastaj në tretje përzieni kremin nga biskotat Oreo dhe përzieni derisa të shkrihen.

Tretjen qiteni në një enë, fundin e së cilës e keni bërë me vaj dhe e keni mbuluar me letër për pjekje.

Në shporet futeni një tavë, ndërkaq enën futeni në të. Enën mbulojeni me kapak. Zieni në zjarr të lehtë 40 minuta.

Me pirun sigurohuni a është e gatshme ëmbëlsira. Lëreni që të ftohet.

Qitni sipër çokollatën e shkrirë.

Zbukurojeni sipas dëshirës dhe shërbejeni.

Postime të ngjashme

Recetë për krem nga bajamet, fare pa sheqer. Do ta pëlqejnë të gjithë

S.B.

Si ta ruani freskinë e borzilokut: Truk i shkëlqyeshëm me të cilin kjo erëz të qëndrojë e freskët, aromatike, plot shije dhe gjithmonë e përdorshme!

S.B.

Rapsodia e shijes e cila mbahet në mend: Mish pule në salcë kefiri dhe shafrani është kryevepër

S.B.

Qofte kreshmore të cilat do t’i dëshironi: Zëvendësimi i mishit është shumë i shijshëm!

S.B.

Brusketa me djathë dhe kastravec

S.B.

Tortë e shpejtë e akullt me biskota: Gjithçka është gati për 15 minuta!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...