Përbërësit: Një pako me keksa katrore (petit beurre), 500ml qumësht, 3 banane, rrush të thatë, një krem shllagë për lyerje.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë keksat të cilët i coptojmë me dorë një nga një deri sa të mbaron e gjithë pako e keksave por jo ti coptojmë shumë të imët. Pasi i kemi coptuar keksat në një enë kuzhine shtojmë 500ml qumësht dhe e hedhim në zjarr që të ngrohet por jo që të vlojë të jetë i nxehtë mesatarisht.
Më pas qumështin e nxehtë e hedhim tek ena me keksa dhe i përzejmë mirë me lugë, pastaj i hedhim keksat në tepsi katrore të thellë mesatarisht. I shtrijmë keksa mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, më pas sipër keksave shtojmë gjysmën e bananeve dhe rrushit të thatë.
Pasi i kemi hedhur bananet dhe rrushin e thatë sipër keksave, marrim një pako krem shllag shtojmë pak qumësht dhe pak sheqer më pas e përziejmë me mikser deri sa të fitojmë një krem të trashë (pra kremin e përgatitni sipas udhëzimeve në qese). Pasi krem shllagu të jetë gati e hedhim sipër bananeve dhe rrushi të thatë duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.
Pasi e kemi lyer ëmbëlsirë me krem shllag, sipër kremit shtojmë pjesën tjetër të mbetur të bananeve dhe rrushi të thatë për dekorim. E lëmë ëmbëlsirën të ftohet për 1 orë, më pas e shërbejmë duke e prerë në copëza katrore. Bëhet shumë e shijshme dhe përgatitet për pak minuta.
Ju bëftë mirë!