Agjencia Zhurnal.mk

Tortë Eclaire, ëmbëlsirë franceze

Përbërësit:
450 gr biskota krokante
500 ml qumësht
2.5 lugë gjelle shurup misri
3 lugë gjelle sheqer
1 të kuq të vesë
1 lugëz ekstrakt vanilje
Për sherbetin:
4 lugë gjelle sheqer
2 lugëza kakao
1 lugë gjelle qumësht
50 gr gjalpë

Përgaditja
1 Gjysmën e qumështit vendoseni të marrë një valë, ndërsa në gjysmën e mbetur hidhni të kuqin e vesë, shurupin e misrit, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes.

2 Përziejini mirë e masën e fituar zbrazeni tek qumështi i vluar. Vazhdojeni zierjen duke e përzier masën vazhdimisht, derisa kjo të trashet.

3 Kremin e fituar mbulojeni me folie plastike dhe lëreni të ftohet në frigorifer.

4 Tavën mbulojeni me folie dhe aty shtroni një rend biskota. Sipër biskotave hidhni një shtresë krem e këtë veprim përsëriteni derisa të shpenzoni të gjithë materialin.

Për sherbetin:

Bëni bashkë sheqerin me kakaon e hidhini në qumësht. Qumështin vendoseni në zjarr e kur të nis të vlojë, shtojani gjalpën dhe përziejini mirë të gjitha derisa të shkrihet gjalpa.

5 Këtë sherbet zbrazeni mbi torten e përgatitur.

6 Pas kësaj, ëmbëlsira lihet të pushojë gjatë natës në frigorifer.

7 Të nesërmen mund ta shërbeni. Ju bëftë mirë./meshije.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...