Agjencia Zhurnal.mk

Tortë me djath, kokos e cokollatë

Për topthat e bardhë:

250 gr krem djath

50 gr sheqer pluhur

2 të kuq të vezëve

1 sheqer vanilje

50 gr kokos

4 lugë gjelle niseshte.

Përgaditja:

Me këtë masë formoni 20-22 toptha. Duhet të keni parasysh që masa do të jetë shumë e butë, prandaj derisa e punoni, kalojeni në niseshte që të mos ngjis.

Ndërsa nëse iu duket shumë e hollë, shtoni më shumë kokos.

Topthat e formuar vendosini në letër kuzhine dhe lërini në frigorifer.

Për petën:

6 të bardhë vezësh

5 lugë gjelle sheqer (rrahini bashkë)

4 të kuq të vezëve

40 gr sheqer pluhur

Përgaditja:

1 sheqer vanilje (gjithashtu rrahini e shtoni 100 gr cokollatë të shkrirë).

Bashkojini të gjitha duke i përzier gradualisht. Shtoni pastaj edhe 2 lugë gjelle kakao, 2 lugë gjelle niseshte, ½ pluhur pjekurinash.

Kallëpin me diametër 28 mbulojeni me letër pjekjeje.

Topthat e përgatitur renditini në kallëpin e ëmbëlsirës e sipër tyre hidhni brumin e kaftë.

Ëmbëlsirën piqeni për 30-40 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë ose varësisht nga furra.

Ëmbëlsirën e nxehtë lyejeni me 100 gr cokollatë të shkrirë në zjarr të ulët – ku keni shtuar 3 lugë gjelle shtalpë, 1 lugë gjelle sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë./meshije.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...