Shkup, 25 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, së bashku me kryetaren e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska dhe nënkryetarin e Qeverisë serbe dhe ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, së bashku me u.d drejtorin e Agjencisë për Siguri në Komunikacion, Dushko Peshiq, do të vizitojnë vendkalimin kufitar Tabanovc.
Siç kumtojnë nga MPB-ja, vizita është në kuadër të fushatës “Vozit i pushuar”.
Pas ngjarjes, ministri Toshkovski do të shkojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë, ku do të ketë takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.