Toshkovski dhe Pamer kanë diskutuar për luftën kundër kontrabandimit të njerëzve, migracionit të paligjshëm, terrorizmit dhe krimit kibernetik

nga D V

Shkup, 23 janar – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së djeshme realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pamer. Siç informojnë nga MPB-ja, është diskutuar për reformimin e sistemit për menaxhimin e krizave, lufta kundër kontrabandimit të njerëve dhe migracioni i paligjshëm, kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik.

“Në takim u vërtetua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona miqësore, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërmjet ministrive të punëve të brendshme dhe përkushtimin e përbashkët në realizimin e sigurisë rajonale dhe globale”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Si ndërlidhje e takimit të djeshëm në QMK njëra nga temat kryesore të bisedës ishte reformimi i sistemit për menaxhimin e krizave, ndërsa ambasadori Pamer shpjegoi projektin rrjedhës për bashkëpunimin e shërbimeve zjarrfikëse ndërmjet rajonit të Tirolit, Austri dhe disa komunave në Maqedoni, nga të cilat bartëse kryesore të projektit janë komuna e Kriva Pallankës dhe komuna e Kumanovës.

“Projekti ka për qëllim reformimin e sistemit të plotë për menaxhimin e krizave përmes përcaktimit të kompetencave të QMK-së dhe DMSH-së, si dhe përmirësimin e reagimit të shërbimeve zjarrfikëse në nivelin e mbarë shtetit veçanërisht gjatë përballjes me zjarret pyjore”, sqarohet në kumtesën.

Sipas deklaratës me shkrim të ministrit, janë shqyrtuar hapat e përbashkët në luftën kundër kontrabandimit të njerëzve dhe emigracionit të paligjshëm, kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik si një nga fushat prioritare.

“Nga projektet tjera zhvillimore, u përmend edhe projekti për zhvillimin  e turizmit malor  në Maqedoni, mbështetësi dhe promovuesi i të cilit është Ambasada e Republikës së Austrisë. U fol për aktivitetet e ndërmarra në kuadër të këtij projekti, qëllimi i të cilit është zhvillimi i miqësisë austriake-maqedonase, por edhe promovimi i maleve dhe turizmit të Maqedonisë. Ndryshimi duhet të fillojë prej nesh dhe se ,,çdo gjë është e mundur me vullnet të mirë’’, theksohet në deklaratën e Toshkovskit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More