Toshkovski – Keser: Mbështetje e madhe nga Gjermani për luftën kundër kriminalitetit dhe në rrugën drejt BE-së

nga D V

Shkup, 18 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski së bashku me drejtorin e BSP-së, Aleksandar Janev dhe sekretarin shtetëror në MPB , Sasho Petrushevski kanë zhvilluar takim pune me një delegacion nga Republika Federale të Gjermanisë të udhëhequr nga sekretari i Shtetit të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Keser.

Siç kumtuan nga MPB-ja, Toshkovski u falenderua për mbështetjen e madhe të cilën Gjermania deri më tani ia ka dhënë vendit tonë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se është një nga vendet nga e cila kemi marrë mbështetjen më të madhe në formë të donacioneve, mjeteve tekniko-materiale dhe trajnimeve.

Ai theksoi se udhëheqësia e re e Ministrisë së Punëve të Brendshme përballet me sfida të mëdha në përmbushjen e prioriteteve kryesore siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, plani për riorganizimin e shërbimeve administrative që do të jetë një sistem i suksesshëm shërbimi për qytetarët e saj, sistematizimi i ri i cili do të bëhet bënë policinë shumë më efikase, krijimi i një sistemi trajnimesh të vazhdueshme, dixhitalizimi i një numri të madh të proceseve në Ministri si për qytetarët ashtu edhe për të punësuarit.

Sekretari i Shtetit, Keser shprehu shpresën për realizimin e planeve ambicioze të Ministrisë dhe theksoi se rritja e efikasitetit të policisë është e rëndësishme për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, sekretari i shtetit theksoi se përveç policisë efikase, rëndësi ka edhe efikasiteti i gjyqësorit dhe se për të rritur besimin tek policia, është e rëndësishme të rritet besimi tek gjyqësori si pjesë e pandashme e procesit të zbatimit të ligjeve, sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës. Në atë pjesë u theksua se mbështetja për arritjen e të gjitha standardeve dhe proceseve evropiane është këtu dhe vetëm do të përmirësohet”, theksohet në kumtesën.

Në fund, sekretari i shtetit shprehu kënaqësinë që dialogu i përbashkët do të vazhdojë në Konferencën e Berlinit në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila do të mbahet në shtator, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që bashkërisht të diskutojnë dhe të marrin vendime për të ardhmen evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More