Shkup, 24 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shpreh keqardhjen “që LSDM-ja shfaqet si mbrojtëse e të gjitha krimeve të BDI-së në të kaluarën”. Kjo deklaratë e Toshkovskit vjen pasi ai dje u sulmua nga opozita për pasurinë e tij.
Në konferencën e sotme për media, Toshkovski tha se priste të sulmohej nga BDI pas kallëzimit penal ndaj nipërve të Ali Ahmetit, Drinit dhe Besianit.
“Dua të njoftoj se edhe në të ardhmen MPB-ja, në bazë të provave dhe fakteve, do të procedojë të gjitha procedurat për secilin nga ata që deri më tani kanë qenë të paprekshëm dhe që nuk lejohen emrat dhe mbiemrat të u përmenden nga organet e hetimit. Ministria në të ardhmen nuk do të meret me gjueti shtrigash, por do të fokusohet në prova konkrete, veçanërisht për veprime që dëmtojnë buxhetin dhe qytetarët e Maqedonisë. Më vjen keq që dje u fluturuan pendlat dhe publiku u manipulua në mënyrë kaq të ulët dhe të pacipë. Pres sulme edhe më të ashpra – tha Toshkovski.
Ai shtoi se “çdo qytetar i Maqedonisë e di se kush e ka vjedhur Maqedoninë”, dhe detyra e tij, siç thotë ai, është që të procedojë të gjitha dyshimet aty ku ka prova./Zhurnal