Toshkovski për vizitë pune në Prishtinë për evaulimin e sistemit “One Stop Shop”, faza tjetër është zbatimi në vendkalimin kufitar Jazhincë

nga Xh M

Shkup, 17 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot me ftesë të homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla ishte për vizitë pune në Prishtinë.

Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, takimi ishte për të vlerësuar zbatimin e sistemit “One Stop Shop” që u lëshua zyrtarisht javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë-Hani i Elezit.

“Takimi ishte për të vlerësuar zbatimin e sistemit “One Stop Shop” që u lëshua zyrtarisht javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë-Hani i Elezit, si dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm për të forcuar më tej lidhjen ndërkufitare”, tha Toshkovski.

Faza tjetër e këtij bashkëpunimi është implementimi i sistemit në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë”, i cili duhet të realizohet në periudhën e ardhshme.

“Faza tjetër e këtij bashkëpunimi është implementimi i sistemit në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë”, i cili duhet të realizohet në periudhën e ardhshme. “Sistemi One Stop Shop për udhëtarët nënkupton një kontroll në vend të dy, pritje më të shkurtra dhe përvojë më të mirë, ndërsa për shërbimet – punë më efikase, koordinim më i mirë dhe luftë më e fortë kundër aktiviteteve ilegale, ndërsa për dy vendet tona është kapitull i ri i lidhjes me transport më të shpejtë, më shumë tregti, turizëm dhe miqësi”, theksoi Toshkovski.

Në takim u shqyrtua edhe bashkëpunimi aktual mes dy ministrive dhe forcave policore dhe mundësia e avansimit të tij në fushën e shkëmbimit të informacionit dhe luftës kundër krimit i cili nuk njeh kufij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More