Toshkovski: Shkak i aksidentit në afërsi të Kërçovës ka qenë shpejtësia e madhe

nga Xh M

Shkup, 19 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sipas informacioneve fillestare, shkak i aksidentit të trafikut të djeshëm, ku mbetën të vdekur tre persona dhe tetë të lënduar, ka qenë shpejtësia e papërshtatshme në rrugë.

“Në aksidentin e trafikut të mbrëmshëm, fatkeqësisht kanë humbur jetën tre persona. Sipas informatave fillestare që kam marrë, ka qenë rast i shpejtësisë së tepërt nga ana e njërit prej pjesëmarrësve, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Toshkovski.

Numri i viktimave në trafik në tremujorin e parë të këtij viti, sipas ministrit, është afërsisht i ngjashëm me vitin e kaluar, por siç vlerëson ai, shifrat janë katastrofike në krahasim me standardet evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More