Toshkovski: SPB Ohër dhe QR Perëndim të gatshëm për sezon të sigurt turistik

nga Xh M

Shkup, 19 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ishte për vizitë pune në SPB Ohër dhe Stacionin policor për vendkalim kufitar “Shën Apostoli Pavle” ku ndodhet Aeroporti në Ohër.

Siç informojnë nga MPB, Toshkovksi nga vizita konstatoi sse ka rritje të udhëtarëve në këtë vendkalim kufitar, si dhe në të gjitha vendkalimet kufitare në kuadër të Qendrës rajonale – Perëndim.

Për dallim nga viti i kaluar, ka për rreth 20 për qind rritje të numrit të udhëtarëve në vendkalimin kufitar të Aeroportit, ndërsa për rreth 30 për qind në vendkalimin kufitar “Bllatë” afër Dibrës.

“Fokusohemi në rritjen e kushteve teknike dhe kapaciteteve njerëzore me të cilat, në mënyrë adekuate do të mund t’i përgjigjemi këtij numri të shtuar të udhëtarëve që e kemi në këtë periudhë kohore. Është mirë që kemi këmbim të shtuar të turistëve dhe dëshirojmë që ai numër të rritet vazhdimisht, sa më shumë turistë t’i hsohin bukuritë e Ohrit dhe Maqedonisë”, potencoi Toshkovski.

Theksoi se MPB dhe SPB Ohër po i ndërmarin të gjitha parakushtet e nevojshsme për të gjithë turistët në sezonin e ardhshëm të jenë të sigurt dhe kënaqen gjatë pushimit të tyre, si në kuadër të SPB Ohër, ashtu edhe në territorin e tërë vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More