Toshkovski: Zyra e re e shërbimeve administrative të MPB-së në Mateç, prioritet janë qytetarët dhe nevojat e tyre

nga Xh M

Kumanovë, 25 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës së tij në Njësinë policore në Mateç, sot hapi zyrën e re të shërbimeve administrative të MPB-së, e cila do të mundësojë qasje më të shpejtë të qytetarëve të Likovës në shërbimet e MPB-së.

Ministri Toshkovski theksoi se hapja e zyrës, e dyta me radhë brenda pak ditësh, si pjesë e një sërë të tjerash që do të hapen, ka për qëllim që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë në dokumentet dhe shërbimet që u nevojiten.

“Sot këtu në Mateç të Likovës po hapim zyrën e re të shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të jetë pjesë përbërëse e njësisë policore. Ky lloj projektesh synojnë të mundësojnë shërbim më të mirë dhe qytetarë më të kënaqur, të kenë mundësi t’i marrin shërbimet e tyre në kuadër të komunës ku jetojnë. Këtë të drejtë deri më sot qytetarët e Komunës së Likovës e ushtronin në kuadër të Komunës së Kumanovës dhe nga sot do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre në kuadër të komunës së tyre, me çka do të ketë ulje të turmave në Komunën e Kumanovës”, theksoi ministri Toshkovski.

Kjo është zyra e dytë për vetëm pak ditë, e para ishte në Jegunoc, do t’u mundësojë qasje më shumë se 25.000 qytetarëve nga rajoni i Likovës, nxjerrjen më të shpejtë të dokumenteve personale dhe shërbimeve që ofron.

Në ngjarjen e sotme morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More