Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Tottenham shtyn Harry Kane drejt Real Madridit

Ashtu siç ndodhi me Gareth Bale 8 vite më parë, historia mund të përsëritet me Harry Kane. Bomberi anglez që shënon çdo sezon një duzinë me gola nuk arrin të fitojë trofe të rëndësishëm dhe të mëdhatë e Premier League kanë studiuar terrenin për të arritur te sulmuesi i Tottenham.

Spursat vet nuk po arrijnë të luftojnë për majat e klasifikimit ndaj dhe janë të detyruar ta shesin lojtarin e tyre më të mire për të rregulluar bilancet por si gjithmonë presidenti Levy nuk është i lehtë për t’u negociuar.

Numri 1 i klubit nuk dëshiron të forcojë rivalët direktë në kampionat dhe nuk pranon ta shesë Kane në Premier League çka mund ta shtyjë atë të negociojë me Real Madrid ashtu siç bëri me Gareth Bale i cili edhe në atë kohë kërkohej nga Chelsea e Man. United dhe Spursat preferuan ta transferojnë në Spanjë.

27-vjeçari ka një çmim të kripur, të paktën 120 mln euro dhe Florentino Perez është i dyzuar për goditjen në sulm pasi shikon Haaland si objektiv primar. Vetëm nëse norvegjezi përfundon diku tjetër dhe Levy mund të ulë pretendimet financiare atëherë palët mund të ulen për të biseduar për një goditje Harry Kane për Real Madrid.

Postime të ngjashme

Toni Kroos izolohet shkaku COVID-19, pati kontakt me një të infektuar

Z H

Moto GP: Garat në pistën e Sachsenring deri në vitin 2026

Z H

Calhanoglu shumë afër Juventusit

Z H

“We Are The People” nga Martin Garrix, Bono dhe The Edge është kënga zyrtare e “EURO 2020”

Z H

Barcelona ka marrëveshje me Depayn, por transferimi i holandezin në Camp Nou mund të dështoj

Z H

Chelsea po përgatitet për transferimet të ‘çmendura’ në verë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...