Agjencia Zhurnal.mk

Totti: Akoma mund të luaj dhe të lë përshtypje në fushë

Legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti, thotë se akoma është në gjendje që t’i zhvillojë 30 minuta cilësore në fushë.

43-vjeçari ka marrë pjesë në një spektakël televiziv, ku ka folur edhe për pensionimin e tij që ndodhi në vitin 2017.

Asokohe klubi i tij i fëmijërisë, Roma, nuk ia vazhdoi kontratën, prandaj kapiteni ikonik vendosi që t’i jepte fund futbollit aktiv.

“Ende mund të luaj gjysmë ore dhe mund ta tregoj veten në fushë”, ka thënë Totti në versionin italian të ‘Celebrity Hunted’.

“Nuk do të isha pensionuar kurrë… Ndeshjet janë ato që më mungojnë më së shumti. Duhet ta rizbulosh veten nga fillimi. Është një dallim krejtësisht ndryshe të qenit drejtor nga lojtar”, ka sqaruar ish-sulmuesi italian.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...