Agjencia Zhurnal.mk

Totti dhe Cannavaro: Juventusi duhet ta ndalë Buffonin

Legjendat e futbollit, Francesco Totti dhe Fabio Cannavaro, besojnë se portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të vazhdojë të luajë futboll derisa të detyrohet të ndalet nga klubi i tij.

42-vjeçari Gianluigi Buffon pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Allianz Stadium deri në qershor të vitit 2021, mirëpo ish-kapiteni i Romës, Totti, pretendon se Buffoni do të vazhdojë të luajë edhe për dy apo tre vjet të tjera, transmeton Gazeta Express.

“Po ju tregoj, Gigi dëshiron të luajë deri sa t’i mbushë 50-vjeçar. Por, ai mund të luajë edhe për dy apo tri sezone të tjera. Për më tepër, ai është në portë dhe është zëvendësues”, ka thënë Totti, në një bisedë me Cannavaron në Instagram.

Fituesit e Kupës së Botës u pajtuan që ish-bashkëlojtari i tyre do të vazhdonte të luajë, mirëpo Cannavaro e theksoi se Buffoni në fund do të duhet të detyrohet t’i japë fund karrierës së tij.

“Epo, ti e di, ai nuk do të dëshirojë të ndalet. Por, Juventusi do të duhet ta detyrojë atë, që është shumë më ndryshe”, u përgjigj ish-qendërmbrojtësi i Juventusit.

Javën e kaluar u raportua se Buffoni do ta zgjasë kontratën e tij aktuale deri në qershor, me një vit tjetër shtesë, që do të thotë se ai do të jetë 43-vjeçar kur t’i përfundojë kjo kontratë.

Portieri u kthye në Torino vitin e kaluar pas një huazimi që i zgjati një sezon me Paris Saint-Germainin, ndërsa tani te bardhezinjtë po luan si portier i dytë, pas Wojciech Szczesny.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...