Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Toyota godet Volkswagenin, bëhet shitësja më e madh e veturave në vitin 2020

Korporata japoneze e prodhimit të veturave, Toyota ka arritur që për herë të parë pas pesë vjetësh, t’i marrë primatin në tregun e veturave kompanisë gjermane Volkswagen, duke u bërë shitësja më e madh e tyre.

Zyrtarë të Toyotas kanë bërë të ditur të enjten se shitjet globale të kompanisë në vitin 2020 kanë rënë për 11,3 për qind, duke shitur 9,52 milionë vetura, në krahasim me kompaninë Volkwvagen të cilës i kanë rënë shitjet për 15,2 për qind duke shitur 9.30 milionë vetura, gjatë të njëjtit vit.

Kompanitë e prodhimit të veturave kanë vuajtur sa i përket shitjeve gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit pasi njerëzit nuk kishin mundësi të vizitonin sallonet e veturave duke ndikuar kështu që kompanitë të përgjysmonin prodhimin e tyre.

Toyota megjithatë ia ka dalë më së miri nga kjo situatë për shkak se tregu në të cilin ajo ka më së shumti shitje, që është kontinenti i Azisë, ka qenë më pak i prekur nga koronavirusi në krahasim me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postime të ngjashme

Domethënia e logos – Tesla!

D V

Golf GTI u shit për gati 45,000 euro

D V

BMW i4 M50 është vetura e parë e sigurisë elektrike nga një kompani bavareze

D V

Pas disa gotave me alkool, shoferin e zë gjumi prapa timonit – Telsa Model S me ndihmën e autopilotimit u ndalë vetë

D V

Ky është një McLaren për fëmijë

D V

A e dini se si të vozisni në një rrethrrotullim: Duhet të ndiqni këto rregulla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...