Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Toyota Yaris është Makina Evropiane e Vitit 2020

Toyota Yaris i ri u emërua Makina Evropiane e Vitit 2021, ashtu si në vitin 2000 kur titulli u mor nga gjenerata e parë e modeleve.

Një juri prej 59 gazetarësh automobilistikë nga e gjithë Evropa, përzgjodhi edhe këtë gjeneratë dhe më në fund vendosi ta shpallte atë më të mirën në vitin aktual.

Me 266 pikë, Yaris ishte përpara Fiat 500 të vendit të dytë me 240 pikë dhe Cpre Formentor me 239 pikë.

Juria vlerësoi teknologjinë hibride të Yaris për udhëtimin e saj të qetë, emetimet e ulëta dhe çmimin e volitshëm – gjë që shpjegon pse mbi 80% e klientëve të Yaris zgjedhin një makinë të tillë hibride, transmeton Telegrafi.

Yaris gjithashtu ka marrë vlerësime për dizajnin e saj, performancën dinamike dhe sigurinë superiore.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve vjen vetëm disa ditë pasi Yaris u emërua makina më e shitur në Evropë në janar të këtij viti.

Toyota ka marrë tre herë çmimin Evropian të Makinës së Vitit.

Yaris fitoi në 2000, Prius mori në 2005, dhe Yaris i ri mori përsëri trofeun fitues 2021.

Postime të ngjashme

Ferrari në vitin 2025 do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike

S.B.

Prezantohet edhe zyrtarisht Mercedes EQS – luks i jashtëzakonshëm dhe brendësi e digjitalizuar

S.B.

Huawei po investon një miliard dollarë në biznesin e veturave, pretendon se është më i mirë se Tesla

S.B.

Audi i bën konkurrencë Maybach-ut

S.B.

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

S.B.

Gjysmë shekulli nga klasiku i Mercedesit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...