Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Trafik kokaine me tonelata/ 37 persona në pranga! Goditen dy grupe kriminale në Itali, 2 arrestime bëhen në Shqipëri

Një aksion ‘blic’ është organizuar nga forcat operacionale në Milano të Italisë orët e para të mëngjesit të sotëm. Agjentët kryen një operacion kundër trafikut ndërkombëtar dhe kombëtar të drogës.

Policia e Milanos ka realizuar 37 arrestime në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese, në përfundim të operacionit Miracolo 2.

Lajmi u dha nga selia e policisë së Milanos, së bashku me Drejtorinë e Rrethit Anti-Mafia e Milanos.

Sipas asaj që u komunikua, policët kryen masa të shumta arresti të lëshuara nga Gjykata e Milanos për të çmontuar dy organizata të ndryshme kriminale, të cilat ‘punuan’ në qytet dhe merreshin me trafikun e drogës në nivele të shumëfishta. Dy nga arrestimet u kryen në Shqipëri.

Arrestimet në të gjithë Italinë

Bandat në fjalë, kryesisht të përbëra nga shtetas italianë dhe shqiptarë, importuan sasi të mëdha kokainë, hashash dhe marijuanë në Lombardi, të cilat më pas i shpërndanë në rajone të ndryshme të Italisë. Qindra policë nga Skuadrat Lëvizëse të Milanos, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese ishin të angazhuar për të kryer të gjitha arrestimet.

Hetimet e Seksionit Anti-Drogë të Skuadrës Mobile të Milanos u koordinuan nga Shërbimi Operacional Qendror dhe DCSA dhe patën bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare të aktivizuar nga Shërbimi për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar. Në Milano, dy njësi të pasurive të patundshme dhe një kompani u sekuestruan paraprakisht. Përveç tre skuterëve, dy motoçikletave dhe nëntë veturave.

Detaje të reja pritet të dalin në dritë pas një konference të paralajmëruar ditën e sotme nga autoritetet në Itali.

Postime të ngjashme

Aktakuzë për terrorizëm ndaj tre personave nga Kumanova

D J

Shtetasit e Maqedonisë përfituan mijëra euro duke mashtruar kompani nga vendet e Ballkanit

D J

Një furgon përplasi motoristin në Kumanovë, me lëndime të rënda dërgohet në spital

S.B.

Shqiptohen dënime për burrë e grua, shtetas të Gjermanisë – falsifikuan PCR-testet

S.B.

Dy persona lëndohen rëndë në aksident, automjeti doli nga rruga Prilep-Manastir

S.B.

Koka e trafikut të drogës nga Turqia, i afërt me ‘bosin’ e heroinës Abdulselam Turgut, 65-vjeçari i vrarë në Tiranë po verifikohej për pastrim parash

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...