Shqipëri

Trafikantët shqiptarë dhe sllavë po “mbysin” Europën me kokainë përmes porteve spanjolle

Zhurnal Ads

Portet e Spanjës janë kthyer në një parajsë për trafikantët nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, raportojnë mediat lokale duke iu referuar autoriteteve.

Siç bën me dije policia spanjolle, gjatë dy viteve të fundit është dyfishuar sasia e kokainës me origjinë nga vendet e Amerikës Latine në Spanjë, e cila kontrollohet kryesisht nga trafikantët nga Bosnja, Mali i Zi Serbia dhe Shqipëria.

Duhet theksuar se prezenca e trafikantëve nga Europa Lindore, siç Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia apo Bosnja Hercegovina është e shtuar në këto kohët e fundit”, tha Mbrojtja Civile Spanjolle pasi kapi një ton kokainë të transportuar nga trafikantë kroatë në ishullin Las Palmas.

“Anëtarët e këtyre bandave janë të pozicionuar mirë dhe mundësojnë futjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes Atlantikut në vendin tonë”, vijoi Mbrojtja Civile.

Më herët, operacioni “Los Blancos” shkatërroi një pjesë të mirë të kartelit shqiptar të kokainës, të cilëve përgjatë disa viteve iu kapën katër ton kokainë dhe 5.5 milion euro duke arrestuar edhe Elti Dizdarin, i dyshuar si koka e grupit që merrej me shpërndarjen.

Postime të ngjashme

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar me 4 vite burg për kultivim droge

admin

“Rënia ekonomike e Shqipërisë sa dyfishi i mesatares së rajonit!”/ Meta: Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit është kyç për stabilitetin

admin

Zgjedhjet/ Sot krerët e partive takim me Presidentin, zbardhen datat e preferuara nga PD e PS

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...