Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Trafikoi një sasi të madhe hashashi drejt Italisë, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (Emri)

Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh është vënën nën prangat e policisë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia  e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit Arbër Kojku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Livornos, Itali,  ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana bënë të mundur lokalizimin në rrugën “Muhamet Deliu”  dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar  A. K., 28, vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Livornos, Itali,  ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Postime të ngjashme

Aksident në Reçic të Madhe dy persona me lëndime të rënda (Foto)

D V

Theret me thikë një 27-vjeçar në Maqedoni

D V

Rama në Liban për riatdhesimin e 19 shqiptarëve

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Aksident në Kërçovë, lëndohet një person

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...