Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trafiku ajror global vazhdoi të bie

Një vit nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), trafiku global ajror i pasagjerëve vazhdoi të bjerë, njoftoi Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA)

Për shkak të masave pandemike dhe shqetësimeve, kërkesa e pasagjerëve ndërkombëtarë në shkurt ishte 88,7 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit 2019, tha shoqata në një njoftim për shtyp.

“Shkurti nuk shfaqi asnjë tregues të një rikuperimi të kërkesës për udhëtime ajrore ndërkombëtare”, tha Willie Walsh, drejtori i përgjithshëm i grupit.

Nga ana tjetër, thuhet në njoftim, kërkesa globale e trafikut të ngarkesave ajrore u rrit me 9 për qind këtë shkurt në krahasim me shkurtin e vitit 2019.

“Kërkesa në shkurt gjithashtu tregoi rritje të fortë në bazë mujore nga nivelet e janarit 2021”, shtohet më tej.

Walsh tha: “Kërkesa për ngarkesa ajrore jo vetëm që po rikuperohet nga kriza COVID-19, por po rritet.

Postime të ngjashme

Aleksandër Vuçiq: Na kërkohet njohja e Kosovën, por askush nuk na premton as integrim në BE

N E

SHBA synon uljen e sasisë së ndotjes me 52 % deri në vitin 2030

N E

Komisioni Europian ka ngritur proces gjygjësor kundër AstraZenecas

N E

Tre diplomat rus dëbohen nga Sllovakia

N E

Numër rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Indi

N E

Kapet sasi shumë e madhe droge në Greqi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...