Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tragjedi në Dragash: Një fëmijë i moshës 4-vjeçare është gjetur pa shenja jete

Një fëmijë i moshës 4-vjeçare është gjetur pa shenja jete sonte rreth orës 20:00 në komunën e Dragashit.

Sipas Policisë, fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.Express mëson se uji e kishte bartur trupin nga fshati Blaç deri në fshatin Zgatar.

Rreth 60 banorë të fshatit kishin filluar menjëherë kërkimet dhe kishin arritur ta gjenin trupin e viktimës 1 mijë e 675 metra larg nga vendi ku kishte rënë.Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Reth orë 20:02 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”, ka thënë Osmanollaj.

Postime të ngjashme

KQZ-ja dorëzon raportin e punës në Kuvend, kërkon përmbylljen e reformës zgjedhore

S.B.

Kurti javën e ardhshme sërish në Bruksel, takimi me liderët e rajonit shihet si produktiv

S.B.

Limaj: Me Ukshin Hotin mburrën shqiptarët, nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të tij

S.B.

Richard Grenell: Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit

S.B.

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

S.B.

Padisa ndaj Serbisë, LDK mbështet Lëvizjen Vetëvendosje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...