Agjencia Zhurnal.mk

Tragjedi në Iran, rrjedhja e gazit shkakton shpërthim të fuqishëm në një spital në Teheran – humbin jetën 13 persona dhe 6 tjerë lëndohen

Agjencia iraniane e lajmeve Fars duke u thirrur në burime zyrtare, ka raportuar se 13 persona kanë humbur jetën dhe 6 tjerë janë lënduar në një shpërthim që është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një klinikë në veri të Teheranit.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar për televizionin publik se në shpërthim kanë humbur jetën 10 femra dhe tre meshkuj, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se ka ndodhur një shpërthim në veri të kryeqytetit iranian, derisa një video tjetër shfaq zjarrfikësit që përdorin shkallët për të arritur deri në kulmin e ndërtesës.

Megjithatë agjencia britanike e lajmeve raporton se nuk ka mundur të verifikoj autenticitetin e pamjeve të publikuara.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!