Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Tragjedi në ishullin Rodos, vëlla e motër vdesin pas një aksidenti me parashutë

Zhurnal Ads

Dy adoleshentë britanikë humbën jetën në një aksident me parashutë ishullin grek të Rodosit.

Faqja greke e lajmeve Etaktanea.org raporton se të rinjtë, vëlla e motër janë shtetas britanikë.

Ndërkohë një i tretë, vëlla ose motër e viktimave i moshës 15 ose 17 vjeç, ishte plagosur rëndë dhe po lufton për jetën e tij në spital.

Dy adoleshentët u gjetën “të vdekur në shkëmbinj” pasi u morën nga erërat e forta ndërsa adoleshenti i tretë thuhet se u gjet në një zonë shkëmbore afër.

Raportohet se treshja kishte dalë me parashutë në një zonë bregdetare që besohet të jetë jashtë fshatit të peshkimit të Lindos, në jug-lindje të Rodosit.

Rojet bregdetare greke thanë: “Një vajzë 13-vjeçare dhe një i ri 15 vjeç u gjetën të vdekur në shkëmbinjtë pranë qytetit Lindos në Rodos.”

“Ishte një aksident i tmerrshëm. Tre prej të rinjtë ishin në një lartësi të madhe me parashutë kur litari i bashkangjitur me skafin u këput.

“Padyshim që nuk ishte aq i fortë sa t’i mbante të tre në të njëjtën kohë.

“Erërat e forta i çuan ata nëpër qiell dhe momente më vonë ata u përplasën në një faqe shkëmbi në plazh.

“Të tre u hodhën njëherë me parashutë, çka është e paligjshme.”

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Situata e COVID po përshkallëzohet”, Meta: Qeveria të marrë masa menjëherë

S.B.

Vora ende shumë larg rindërtimit të banesave

T E

Faza e dytë e “Deputeti që duam”/ Rama: Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit

S.B.

Meta pret ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut Dancho Markovski: Do të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit

S.B.

“Mos na e pengoni atë që na lejon Kushtetuta”, Murrizi për Kodin Zgjedhor: Varianti i PS-së është sondazh dhe jo lista të hapura

admin

Kryetari i Kuvendit takim me Ambasadorin e ri të Spanjës: Mirënjohje për mbështetjen e Spanjës integrimit europian të Shqipërisë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...